Hakkında
Kolegji Universitar “Qiriazi”, me një histori suksesi 17-vjeçare, është një nga institucionet e para jopublike të arsimit të lartë në Shqipëri, është themeluar në vitin 2006, duke lartësuar emrin dhe veprën e tre ikonave të arsimit kombëtar shqiptar: Motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos, të cilët pikërisht në godinën e këtij Institucioni me 1922 çelen Institutin Femëror Kyrias, një “fole kombëtare” e kohës, me kontribute të jashtëzakonshme për arsimin në Shqipëri.
Kjo është edhe arsyeja e vetme dhe unike që emblema e këtij Kolegji, për sot dhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë historia e ndritur e këtyre tre figurave të shquara dhe të spikatura kombëtare.
Detyra jonë dhe e stafit akademik është të mbështetemi në modelet më të mira universitare bashkëkohore, duke harmonizuar modelet më të mira përendimore me kërkesat e përditësuara të të rinjëve tanë, me realitetin shqiptar. Synimet tona janë për standarde të larta me objektivin e afërt që, krahas degëve ekzistuese, t’i bashkëngjisin Kolegjit Univiersitar një kolegj professional të lartë si njësi tjetër kryesore e Tij.
Misioni ynë do të jetë në përputhje me misionin e përgjithshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe kërkesave të ligjit bazë, cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve që u ofrohen studentëve, për të përgatitur specialistë të lartë në fushën e ekonomisë dhe jurisprudencës – “lider të mendimit dhe të veprimit”, për t’u përshtatur me nivelin e kërkesave të kohës.
Në Kolegjin Universitar “Qiriazi” në qendër të vëmendjes do të jetë studenti. Në këtë kuadër, vlerat që ofron Kolegji udhëheqin tërë veprimtarinë e Tij, duke theksuar si vlera themelore, për sot dhe në të ardhmen, integritetin, cilësinë e stafit akademik, respektin reciprok, përgjegjshmërinë institucionale së bashku me përgjegjësinë shoqërore dhe transparencën në mirëqeverisje.